Papa shpreson paqen për Ukrainën: “Zemra ime është me vuajtjet e popullsisë, që jeton në ankth e frikë”
Thirrje e re e Papës, pas lutjes mariane të kësaj të diel të parë të shtatorit, për t’i dhënë fund dhunës dhe “për t’i hapur zemrat për dialog e paqe”. Lutja e Leonit lartohet, që të ketë “pajtim në të gjitha konfliktet e botës” Dhimbje për viktimat e civilëve të pafajshëmNga Pallati Apostolik në Sheshin e Shën Pjetrit, shqetësimi i Papës Leoni po ndihet edhe një herë, duke i bërë jehonë fuqimisht situatës dramatike në Ukrainë, ku të paktën një person ka vdekur dhe 25 janë plagosur në sulmet e fundit ruse kundër qytetit të Zaporizhzhisë dhe rajonit me të njëjtin emër. Sipas Guvernatorit Ivan Fedorov, forcat ruse kanë kryer gjithsej 886 sulme kundër 54 lokaliteteve në rajon në 24 orë. Me zemër të thyer,...
Burimi:
kohajone.com