Papa Leone XIV mbërrin në Francë, pritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij në Pallatin Élysée
Papa Leone XIV ka mbërritur në Francë, duke nisur vizitën e tij të parë shtetërore në këtë vend, 18 vjet pas vizitës së fundit papnore. Papa u prit në Paris nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée. Turma njerëzish kishin dalë në rrugët e kryeqytetit francez për të përshëndetur Papën, ndërsa për pritjen zyrtare në rezidencën e presidentit u shtrua tapeti i kuq. Gjatë vizitës së tij disa ditore, Leone XIV pritet të zhvillojë një sërë takimesh dhe aktivitetesh, me fokus te e ardhmja e Europës, inteligjenca artificiale dhe roli i Kishës Katolike. Një prej momenteve kryesore të vizitës pritet të jetë fjalimi i Papës në UNESCO, ku do të flasë për zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe ndikimin...
Burimi:
syri.net