Papa Leone nis një udhëtim të gjatë në Amerikën Latine, ja cila do të jetë ndalesa e parë
Papa Leoni XIV është nisur nga Roma drejt Amerikës Latine, në udhëtimin e tij të gjashtë apostolik, i cili do të përfshijë Uruguain, Argjentinën dhe Perunë. Pas rreth 13 orësh e gjysmë fluturimi, Papa pritet të mbërrijë në Montevideo, kryeqytetin e Uruguait. Para nisjes, ai përshëndeti autoritetet dhe zyrtarët e pranishëm në aeroport. Gjatë fluturimit mbi territorin italian, Leoni XIV i dërgoi një telegram Presidentit Sergio Mattarella, ku përcolli një mesazh paqeje dhe vëllazërie për popujt që do të vizitojë, si dhe përshëndetjet e tij për kombin italian. Qëndrimi në Uruguai do të zgjasë deri më 8 nëntor. Sipas programit të publikuar nga Vatican News, Papa do të zhvillojë takime me Presidentin Yamandú Orsi, përfaqësues të autoriteteve, shoqërisë civile dhe trupit diplomatik. Në axhendë janë...
Burimi:
kohajone.com