Papa Leo XIV takon legjendën e muzikës Bob Dylan në Vatikan, dhuratat e veçanta që shkëmbyen

Papa Leo XIV takon legjendën e muzikës Bob Dylan në Vatikan, dhuratat e veçanta që shkëmbyen

Papa Leo XIV ka pritur këngëtarin dhe kompozitorin legjendar Bob Dylan në rezidencën e tij zyrtare, Pallatin Apostolik, të mërkurën, gjatë qëndrimit të artistit në Romë në kuadër të turneut të tij në Itali. Takimi mes dy figurave, të cilat kanë lindur në rajonin Midwest të Shteteve të Bashkuara, ishte i shkurtër, bëri të ditur Vatican News. Dylan, 85 vjeç, u shfaq i veshur pothuajse tërësisht me të zeza, me kapuçin e ngritur, doreza dhe çadër, në kontrast me veshjen e bardhë karakteristike të Papës, i cili ka lindur në Çikago. Gjatë takimit, Papa Leo XIV i dhuroi artistit një rruzare, ndërsa Dylan i dhuroi kreut të Kishës Katolike një kopje të autobiografisë së tij, “Kronikat: Vëllimi i Parë”. Vizita u zhvillua një ditë përpara...