Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

Papa Leo 14 vlerësoi energjinë, entuziazmin dhe përkushtimin e të rinjve ndaj Kishës Katolike, gjatë një meshe madhështore në Paris, ku morën pjesë rreth 700 mijë besimtarë. Ceremonia u zhvillua në Place de la Concorde, në ditën e dytë të vizitës katërditore të Papës në Francë. Përpara meshës, Papa përshkoi bulevardin Champs-Élysées e hapur papnor duke përshëndetur mijëra njerëzit që kishin mbushur rrugët e Parisit. Në fjalën e tij drejtuar besimtarëve, Papa u bëri thirrje katolikëve që të mos e mbajnë besimin vetëm për vete, por ta ndajnë atë me njerëzit që takojnë. Në meshë morën pjesë bashkëshortja e presidentit Emmanuel Macron, Brigitte Macron, kryeministri Sébastien Lecornu, si dhe disa prej figurave kryesore politike të vendit përfshirë kandidatët për presidencialet e vitit të ardhshëm. Presidenti...