Papa Leo XIV i bën thirrje Kishës franceze të vazhdojë luftën kundër abuzimit seksual
Papa Leo XIV i ka bërë thirrje Kishës Katolike në Francë të pranojë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe të vazhdojë luftën kundër abuzimeve seksuale, gjatë vizitës së tij në Lourdes. Duke celebruar të dielën një meshë në ambient të hapur në shenjtëroren e Lourdes, ku u mblodhën rreth 150 mijë besimtarë, Papa u përqendrua te nevoja që Kisha të përballet me plagët e shkaktuara nga abuzimet dhe të mos shmangë përgjegjësinë për veprimet e kryera brenda saj. “Kisha duhet të ketë guximin të jetë e para që ta kalojë këtë kthesë”, tha Leo XIV, duke theksuar se për shërimin e plagëve të thella dhe gabimeve të kryera brenda institucionit nevojitet përulësi dhe gatishmëri për ndryshim. Ai shtoi se pranimi i gabimeve është një hap...
Burimi:
kohajone.com