Pankartat pikante: “Prania Besnike e këtij shteti, është vjedhja në çdo nivel që e sheh krejt mileti”, “Ku ka miliarda, Bela bën hata”

Pankartat pikante: “Prania Besnike e këtij shteti, është vjedhja në çdo nivel që e sheh krejt mileti”, “Ku ka miliarda, Bela bën hata”

Ka nisur në Tiranë protesta e 130-të radhazi, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë si autor të rritjes së kostove të jetesës në vend dhe përkeqësimit të shërbimit nga institucionet publike. Pankartat në mbrëmjen e sotme duket se targetojnë ish-zëvendëskryeministrin nën akuzë nga SPAK, Belinda Balluku, për të cilën shkruhet: “Nga Albcontrol te tuneli në Llogara, ku ka miliarda Bela bën hata”. “SPAK mos bëj lojëra e mos mbaj anë, po bëj punën sic ta kanë dhënë 130 ditë, pyetjet vazhdojnë “Prania Besnike e këtij shteti, është vjedhja në çdo nivel që e sheh krejt mileti”,- shkruhet ndër të tjera në pankarta.