Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës
Sot shënohet dita e 104-t e protestës qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Protestuesit janë mbledhur sërish duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë, ndërsa në duar kanë mbajtur pankarta me mesazhe ironizuese ndaj kryeministrit Rama. Në fokus të mesazheve të protestuesve është edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ndërsa disa prej pankartave lidhen me akuzat për korrupsion dhe sekustrimin e vilave të saj në zonën e Palasës. Disa nga pankartat ironizuese janë: “Në shëndetësi me oligarki; në polici me dështim; ministrat Rama i ndërron- po për hajdutin e madhe s’ka shkarkim” “Ministrat ikin e vijnë, vjedhja mbetet e njëjtë; ndërroi ministrin e Brendshëm- po hajduti mbetet “the same”! “Tenderat në Tiranë, ‘infinity pool’ në Palasë- SPAK ndiq paranë”.
Burimi:
gijotina.com