Pankartat ‘godasin’ Ramën dhe Braçen: Me zërin kundër, me votën pro
Protesta e 132-të kundër qeverisë në Tiranë është shoqëruar me mesazhe ironike dhe kritika ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deputetit socialist Erion Braçe. Një prej pankartave i kushtohej Braçes, duke vënë në dukje qëndrimin e tij kundër reformës territoriale përpara votimit dhe mbështetjen që i dha më pas në Kuvend. “Me zërin kundër, me votën pro, teatri i Rilindjes”, thuhej në mesazhin e protestuesve, që ironizonte kontrastin mes deklaratave të deputetit dhe votës së tij. Në shënjestër të protestuesve ishte edhe kryeministri Edi Rama. Një pankartë tjetër përcillte mesazhin: “Nuk na bëjnë përshtypje përrallat me luanë, na intereson ku shkojnë paratë tona”. Slogani duket se i referohet një videoje të publikuar së fundmi nga Rama në rrjetet sociale, ku ai fliste për sfidat dhe zhgënjimet,...
Burimi:
gijotina.com