Panik tek Inter: 3 dëmtime brenda pak orësh, dy sulmues dhe një mesfushor përfundojnë në infermieri
Interi përballet me një pengesë të madhe dëmtimesh në fillim të ndërprerjes së dytë për ndeshjet e kombëtareve. Me Lautaro tashmë jashtë fushave, skuadra ka humbur edhe Ange-Yoan Bonny dhe Marcus Thuram në sulm, për shkak të problemeve muskulore, të cilat do të kërkojnë vlerësime të mëtejshme në ditët në vijim. Interi njoftoi se “Ange-Yoan Bonny iu nënshtrua sot ekzaminimeve klinike dhe instrumentale në Institutin Humanitas në Rozzano. Testet zbuluan një tërheqje muskulore në muskujt fleksorë të kofshës së djathtë.” Ky problem do ta mbajë sulmuesin franko-ivorian larg fushave për të paktën tri javë. Sa i përket Marcus Thuram, i cili ndjeu një tension muskulor në muskulin “biceps femoris” të këmbës së djathtë gjatë fitores të së dielës së kaluar në kampionat kundër Comos në...
Burimi:
telesport.al