Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para
Gjashtë fëmijë në qytetin e Korçës dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në kopsht. Sipas burimeve, mësohet se fëmijët janë paraqitur me simptoma gastroenteriti në spital në të njëjtën ditë. Burime nga familjarët bëjnë të ditur që fëmijët drekën e konsumojnë në kopsht. Rastet kanë qenë të njëpasnjëshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje. Nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht nëse kemi të bëjmë me helmim apo me virozë. Të njëjtat burime kanë konfirmuar se të 6 fëmijët ditën e djeshme në drekë kanë konsumuar pilaf. Pritet që policia të kryejë veprimet hetimore në lidhje me ngjarjen.
Burimi:
javanews.al