No Image Available

Pamje kaotike në Siçili/ Makina të përmbysura dhe ndërtesa të dëmtuara

Dy tornado të fuqishme kanë goditur qytetin bregdetar të Marsalës, në Siçilinë perëndimore të Italisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke plagosur dhjetëra persona. Erërat e forta përmbysën automjete, dëmtuan ndërtesa dhe goditën edhe një shkollë ku ndodheshin 273 nxënës. Siç shihet edhe në video, fenomeni ekstrem i motit shkaktoi skena kaotike, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë tornadot duke u formuar mbi det dhe duke iu afruar bregdetit. Fuqia e erës shkaktoi dëme të konsiderueshme në banesa, ndërtesa dhe automjete. Xhamat e thyer dhe objektet e marra nga era plagosën disa persona, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë të prekurve. Sipas informacioneve paraprake, dhjetëra persona mbetën të plagosur nga kalimi i tornadove, ndërsa të paktën 11...