Palltoja e veçantë e Dua Lipës që pritet të bëhet trendi i dimrit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të modës me një pallto të veçantë dimërore, pjesë e koleksionit të ardhshëm të dizajneres londineze Charlotte Simone. Palltoja, e cila ende nuk është hedhur në shitje, karakterizohet nga një jakë e madhe me gëzof në ngjyrë kafe, mëngë me detaje të theksuara prej gëzofi dhe një prerje të shkurtër. Dua e ka kombinuar atë me xhinse blu dhe një çantë të zezë nga Bottega Veneta, duke e lënë pallton në qendër të paraqitjes së saj. Në një prononcim për revistën “Vogue”, dizajnerja Charlotte Simone e ka përshkruar Duan si një vajzë që mishëron frymën e markës së saj, duke theksuar se këngëtarja arrin t’i bëjë veshjet e thjeshta të duken të veçanta...
Burimi:
kultplus.com