Pala greke rikthen orarin dimëror në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Botës, 4 orë më pak shërbim! Ja fasha e re e punës
Pala greke rikthen orarin dimëror në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafëbotës, 4 orë më pak shërbim, ja fasha e re Me nisjen e muajit nëntor ka hyrë në fuqi orari dimëror i funksionimit të pikës së kalimit kufitar të Qafëbotës, duke reduktuar me katër orë kohën e shërbimit për udhëtarët dhe automjetet që lëvizin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas njoftimit të fundit të Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike në Greqi (AADE), pika kufitare e Mavromatit (Qafëbotë) do të funksionojë nga ora 07:00 deri në 21:00, sipas orës greke. Ky orar do të jetë në fuqi nga 1 nëntori deri më 31 mars. Gjatë sezonit veror, shërbimi në këtë pikë kufitare ishte i disponueshëm për 18 orë, nga ora 05:00 deri në 23:00...
Burimi:
javanews.al