Paketa fiskale, Këlliçi: Rama i shpall luftë Ballukut me taksën e vilave në bregdet

Paketa fiskale, Këlliçi: Rama i shpall luftë Ballukut me taksën e vilave në bregdet

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka ironizuar paketën fiskale të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, duke e lidhur paralajmërimin për taksimin e vilave në bregdet me situatën e Belinda Ballukut dhe hetimet ndaj saj. Këlliçi pretendon se Rama po kërkon të hakmerret ndaj bashkëpunëtores së tij më të afërt, pasi kjo e fundit e ka vënë në një pozitë të vështirë për shkak të çështjes së saj penale. Postimi i plotë Rama hakmerret ndaj Ballukut, do i taksojë vilat në bregdet! Edi Rama duket se ka gjetur mënyrën për t’u hakmarrë ndaj Ballukut, pasi ka duruar pengmarrjen e saj të gjatë. Natyrisht, bashkëpunëtorja më e ngushtë e tij ka gjetur pengun e duhur, Kryeministrin, për t’i shpëtuar burgut dhe për të qënë e lirë, edhe...