Paketa fiskale, Ibrahimaj: Kthesë në rishpërndarjen e të ardhurave, fokusi te familjet dhe shtresat në nevojë

Paketa fiskale, Ibrahimaj: Kthesë në rishpërndarjen e të ardhurave, fokusi te familjet dhe shtresat në nevojë

 Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi paketën e re fiskale, e cila parashikon një sërë lehtësirash për qytetarët, duke theksuar se fokusi i qeverisë do të jetë te familjet, te të rinjtë dhe shtresat me të ardhura më të ulëta. Ibrahimaj u shpreh se qeveria ka vendosur të bëjë një rishpërndarje të të ardhurave, me qëllim lehtësimin e kostove të jetesës dhe përballimin e rritjes së çmimeve. Më tej, Ibrahimaj argumentoi se situata aktuale ekonomike dhe fiskale e vendit krijon mundësi për ndërmarrjen e politikave më të guximshme sociale. Sipas saj, Shqipëria ka shënuar rritje ekonomike, ulje të papunësisë, rritje të punësimit dhe të të ardhurave buxhetore, ndërsa borxhi publik ka ardhur në reduktim. “Me fokus te...