Paketa fiskale godet shqiptarët/ Bozdo: Rrit TVSH-në, dividendin, kostot e biznesit dhe taksat e makinave deri në 6 herë

Paketa fiskale godet shqiptarët/ Bozdo: Rrit TVSH-në, dividendin, kostot e biznesit dhe taksat e makinave deri në 6 herë

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka denoncuar efektet e paketës së re fiskale, duke e cilësuar atë si një barrë të shtuar për qytetarët dhe bizneset shqiptare.Bozdo deklaroi se qeveria, ndërsa propagandon uljen e TVSH-së për disa produkte ushqimore, ka rritur TVSH-në nga 20 në 21 për qind për të gjitha mallrat, ndërsa përfitimi nga ulja nuk do të jetë i plotë për konsumatorët.Ai kundërshtoi gjithashtu rritjen e taksës mbi dividendin nga 8 në 15 për qind, si dhe uljen e pragut të TVSH-së për biznesin e vogël nga 10 në 5 milionë lekë, duke paralajmëruar rritje të kostove, fitime më të ulëta dhe shtim të informalitetit.Një tjetër shqetësim i ngritur nga deputeti demokrat është taksimi i automjeteve, për të cilin tha se nga...