Paketa fiskale dhe projektbuxheti/ Teliti: S’përfiton asnjë sektor, 200 mln euro barrë nga rritja e taksave
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti shprehet se nga paketa fiskale dhe projektbuxheti, nuk përfiton asnjë sektor apo pjesë e shoqërisë. Në intervistën e edicionit të pasdites në Syri Tv, Teliti tha se njëjtë si 13 vitet e shkuara, dhe këtë vit qeveria nuk ka menduar për qytetarët, por vetëm sa do t’i rëndojë me 200 milionë euro shtesë. Por paratë sipas Teliti përllogariten të shkojnë për pagesa luksi, tender pa garë, kontrata koncesionare dhe shirita elektoralë, sidomos kur bëhet fjalë për prag zgjedhje. Në vend që të adresonte shqetëimet dhe hallet e qytetarëve shqiptarë, qeveria mendon se si të rrisë më shumë taksat për t’u pasuruar vetë. Cili sektor apo pejsë e shoqërisë përfiton nga kjo paketë fiskaele e projektbuxhet?! Siç kanë qenë...
Burimi:
syri.net