No Image Available

Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër

Paketa Fiskale 2027 sjell lehtësi për konsumatorët dhe një pjesë të të punësuarve, por në të njëjtën kohë parashikon ndryshime që shtojnë kostot për bizneset. Për ekspertin fiskal Eduart Gjokutaj, problemi qëndron te mungesa e një vlerësimi të plotë që të tregojë se si ndërthuren këto masa dhe kush përfiton apo paguan më shumë prej tyre. “Paketa ka elemente lehtësuese, por mungon një vlerësim i integruar që të tregojë kush përfiton, kush paguan dhe si shpërndahet efekti sipas të ardhurave dhe sektorëve. Nëse mungon, edhe ajo që konsiderohet përmirësim mbetet e parakohshme”, thotë Gjokutaj. Një nga ndërhyrjet kryesore është te TVSH-ja. Paketa parashikon uljen e saj për ushqimet, ndërsa në kahun tjetër propozohet rritja e normës standarde nga 20% në 21%, ndryshimi i normës për...