Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit
Zgjidhja e parë për çdo fëmijë që mbetet pa kujdes prindëror, nuk do të jetë më institucioni, por familje të posaçme. Me miratimin e paketës prej katër aktesh nënligjore të Këshillit të Ministrave parashikohen rreth 200 familje kujdestare profesionale në të gjithë vendin, të mbështetura me pagesë mujore, si dhe mbështetje financiare të posaçme për nevojat e fëmijës. Nga qendra speciale për fëmijët 4-14 vjeç ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, tha se ndjekja e fëmijës do të bëhet gjatë gjithë periudhës së kujdesit alternativ. “Do të jetë në fokusin tonë që të trajnohet familja, sepse një familje padyshim mund të pranojë që ta marrë, por që ta marrë fëmijën ne duhet të jemi të sigurt që ato janë të trajnuara, që fëmija ndihet mirë, në...
Burimi:
javanews.al