“Paketa e Maleve”/ Zgjerohet zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak
Qeveria ka miratuar një sërë ndryshimesh dhe shtesash në vendimin nr. 716 të vitit 2025, duke zgjeruar hartën e zonave që përfitojnë statusin për zhvillimin me përparësi të ekonomisë malore në Bashkinë Shijak. Akti i ri normativ, i propozuar nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor në mbështetje të ligjit “Për paketën e maleve”, integron territor të ri bujqësor e rural brenda kësaj skeme lehtësuese. Ndryshimet e reja prekin drejtpërdrejt njësi administrative kyçe të Bashkisë Shijak, përfshirë Gjepalajn, Maminasin dhe Xhafzotajn, duke rikonfiguruar sipërfaqet ekzistuese dhe duke shtuar 11 zona të reja zhvillimore. Sipërfaqet dhe fshatrat e përfshirë Sipas vendimit të përditësuar, përveç rikufizimit të Zonës nr. 18 në fshatin Eminas i Vogël (me një sipërfaqe prej 46 hektarësh), harta e përparësisë ekonomike pasurohet me...
Burimi:
javanews.al