”Pak studentë të arrestuar”, Hita: Policia nuk tërhiqet, ndaloni sulmet ndaj institucioneve
Në tre ditët e trazirave në vend, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita doli këtë të enjte në një konferencë për mediat, ku tha se mes të arrestuarve ka shumë pak studentë. Ai u bëri thirrje prindërve, mësuesve dhe pedagogëve që të mos lejojnë që fëmijët të përdoren për akte dhune. Sipas tij, të rinjtë me maska që po sulmojnë dhe dhunojnë policinë dhe pronën publike dhe private nuk janë studentë, por janë rekrutuar nga ata që kanë organizuar protestën, të cilët i cilësoi si eksponentë të brendshëm dhe të jashtëm. Ai theksoi se institucioni i policisë nuk është pronë private e asnjë partie politike, teksa u bëri apel prindërve dhe mësueve që të mos lejojnë të miturit në aktet e dhunës. ”Policia nuk...
Burimi:
kohajone.com