Pagesat për koncesionet arrijnë në 1 miliard euro, 440 milionë shkuan për kontratat nën hetim
Për periudhën 2017-2025 buxheti i shtetit ka paguar në total 98 miliardë lekë, ose rreth 1 miliard euro, për 12 kontrata koncesionare: Rruga e Arbrit, skanimi, sterilizimi, laboratorët, Inceneratori i Tiranës, check-up, dializa, mirëmbajtja e rrugës Milot–Morinë, infrastruktura arsimore, Inceneratori i Fierit, rruga Orikum–Dukat dhe Inceneratori i Elbasanit. Sot, gati gjysma e kësaj shumë është nën hetim, ndërsa nuk ka përgjegjës për arkitektët e këtij abuzimi masiv! Teksa shumë nga këto koncesione po shkojnë drejt fundit nuk ka asnjë analizë se çfarë i sollën ekonomisë (përveç abuzimeve, ndoshta) dhe sa eficiente ishte (sh)përdorimi i parave të taksapaguesve në të ashtuquajturat skemat të partneritetit publik privat. Pas vitit 2015, qeveria e zgjeroi me shpejtësi praktikën e dhënies me koncesion të një sërë shërbimesh dhe projektesh publike,...
Burimi:
syri.net