Pagat e magjistratëve/ SPAK zgjeron hetimet edhe për kërcënime ndaj zyrtarëve të Thesarit: Mua më kërcënuan se do më largonin nga detyra dhe…

Pagat e magjistratëve/ SPAK zgjeron hetimet edhe për kërcënime ndaj zyrtarëve të Thesarit: Mua më kërcënuan se do më largonin nga detyra dhe…

“Mua më kërcënuan se do më largonin nga detyra dhe se do nisnin audit nëse ekzekutoja vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, kështu e ka nisur dëshminë e saj një nga shefet e degëve të Thesarit, e pyetur nga SPAK në vijim të hetimeve që po kryhen për bllokimin e pagave të drejtësisë. Burimet i thanë TCH se kjo dëshmi mbështetet edhe nga përgjigjet e AKSH dërguar SPAK-ut, ku renditen emailet mes sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe zyrtarëve të tjerë në këtë ministri, nga muaji gusht deri në shtator, ku dhe nisi përplasja. Për këtë arsye, në vazhdën e hetimeve të hapura më 18 shtator për shpërdorim detyre dhe mos ekzekutim të vendimeve të GJK-së, çështja do të regjistrohet edhe për kanosje për shkak...