Pagat e magjistratëve, SPAK nis hetimet. Merret në pyetja shefja e Thesarit
SPAK ka nisur veprimet hetimore për kallëzimin e bërë nga gjyqtarët kundër Ministrit të Financave dhe zyrtarëve të Thesarit në lidhje me bllokimin e pagave të magjistratëve. Pas sekuestrimit të praktikës dokumentare në Ministrinë e Financave, vendimeve të KLP dhe KLGJ dhe vendimit të Kushtetueses, listëpagesave të Prokurorisës së Përgjithshme dhe gjykatave, listëpagesat e anuluara tek MF, gjurmët elektronike të sistemit të thesari, SPAK ka filluar të marrjen në pyetje zyrtarët e përfshirë në procesin e mosekzekutimit të pagave. Mëngjesin e sotëm në SPAK është paraqitur Elmira Peto, drejtoreshë e Thesarit. Ajo po pyetet në cilësinë e personit në dijeni.
Burimi:
kohajone.com