Pagat e magjistratëve, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve kundër PS: Vendimet e Gykatës Kushtetuese duhet të respektohen
Bordi i Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve (EAJ) ka shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke e lidhur situatën me zbatimin e Vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese për sistemin e pagave të gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të gjykatave. Sipas EAJ, udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar dhe në Kuvend është paraqitur një projektligj që parashikon rillogaritje retroaktive të pagave. Shoqata argumenton se një ndërhyrje e tillë do të anashkalonte efektet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe do të cenonte karakterin e tij detyrues. EAJ thekson se zbatimi efektiv i vendimeve gjyqësore është një element themelor i shtetit të së drejtës dhe se vendimet e gjykatave kushtetuese, për shkak të epërsisë së Kushtetutës, duhet të respektohen nga të gjitha autoritetet publike....
Burimi:
syri.net