Pagat e magjistratëve përplasin qeverinë me gjyqësorin, reagon Europa
Përplasja për pagat e magjistratëve mes institucioneve të drejtësisë dhe qeverisë ka tërhequr edhe vëmendjen e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare. Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar publikisht lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për skemën e pagave të magjistratëve. Në deklaratën e saj, EAJ shpreh shqetësimin se një projektligj me efekt prapaveprues mund të ndikojë në zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve, një zhvillim i tillë mund të ngrejë çështje lidhur me respektimin e vendimeve kushtetuese, pavarësinë e gjyqësorit dhe parimin e ndarjes së pushteteve. EAJ ka shprehur gjithashtu mbështetje për Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë në qëndrimin e tij lidhur me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Debati për skemën e pagave vijon ndërkohë...
Burimi:
ntv.al