Pagat e magjistratëve ndezin përplasjen/ Gjykata e Lartë i kërkon Kuvendit të ndalojë votimin e projektligjit
foto TIRANË- Një ditë para votimit të parashikuar në Kuvend, projektligji për pagat dhe statusin e magjistratëve përballet me kundërshtimin e Gjykatës së Lartë. Përmes një deklarate zyrtare Gjykata e Lartë ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si është ndjekur procedura parlamentare për ndryshimet e propozuara duke kërkuar që nisma të mos kalojë për miratim në seancën plenare të 17 shtatorit në formën aktuale. Sipas Gjykatës së Lartë përfaqësuesit e gjyqësorit janë njoftuar më pak se dy orë përpara mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore. Edhe pse morën pjesë në dëgjesë ata pretendojnë se nuk patën në dispozicion të gjitha amendamentet që kishin ndryshuar përmbajtjen e projektligjit. Një tjetër shqetësim lidhet me mungesën e informacionit të plotë mbi opinionin financiar të Qeverisë. Gjykata argumenton se, pa...
Burimi:
zeri.ai