Pagat e magjistratëve, ministri Malaj: Nuk është përplasje mes ekzekutivit dhe drejtësisë, buxheti preket vetëm me ligj!
Çështja e pagave të magjistratëve ka nxitur një debat më të gjerë në Kuvend, ku ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se pavarësia e gjyqësorit nuk vihet në diskutim, ndërsa theksoi se politikat e shpenzimeve publike, përfshirë edhe pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, përcaktohen nga Kuvendi përmes ligjit. “Pavarësia e gjyqësorit nuk vihet në diskutim dhe e ka përcaktuar qartësisht Kushtetuta. Politikat e shpenzimeve publike, përfshirë edhe pagat e gjyqtarëve, janë kompetencë e Kuvendit. Ministria e Financave e zbaton punën e saj për hartimin dhe zbatimin e buxhetit mbi bazën e ligjit. Buxheti preket vetëm me ligj”, u shpreh Malaj. Ministri shpjegoi gjithashtu rolin e Thesarit në procesin e ekzekutimit të pagesave. Sipas tij, pagesat që paraqiten nga institucionet kontrollohen për të verifikuar nëse janë...
Burimi:
javanews.al