Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Konflikti mes qeverisë e Kuvendit nga njëra anë dhe gjyqtarëve e prokurorëve nga ana tjetër për pagat në sistemin e drejtësisë është një betejë mbi 5-vjeçare. Nisi me një ndryshim ligjor të vitit 2021, një tjetër dy vite më pas, me dy vendime të gjykatës kushtetuese në këtë periudhë dhe që kulmoi këtë fillim shtatori me bllokimin e rrogave në thesarin e shtetit. 1.   SI NISI KONFLIKTI QEVERI-MAGJISTRATË PËR PAGAT?Ishte një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit të vitit 2019 që u bë pikënisja e përplasjes mes gjyqësorit, ekzekutivit dhe parlamentit për përllogaritjen e pagave të magjistratëve, betejë e cila javët e fundit ka arritur kulmin. KLSH në atë kohë konstatoi se përllogaritja e pagave të gjyqtarëve bërë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ishte e...