Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat
Avokati Rezart Kthupi në një intervistë në “News Room” në ABC News, foli për çështjen e pagave të gjyqtarëve që ka sjellë edhe debatet e fundit me kryeministrin Edi Rama. Gjatë intervistës, Kthupi u shpreh se debati kryesor duhet të jetë për ndarjen e pushteteve dhe jo në vlerën numerike të pagës. Gjithashtu shtoi se gjyqtarët nuk mund të vendosin që të vetë-rritin pagat. Ai shtoi se, pavarësisht se pagat duhet të shqyrtohen, diskutimi nuk duhet të reduktohet në shifra apo të zhvillohet në një klimë përplasjeje.Kthupi theksoi kështu nevojën që debati mbi drejtësinë të fokusohet te funksionimi dhe pavarësia e institucioneve, në vend që të përqendrohet vetëm te niveli i pagave të gjyqtarëve.“Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, sepse çështja nuk është...
Burimi:
javanews.al