Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

Një pacient ka humbur jetën ditën e sotme pasi është hedhur nga kati i tretë i Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas burimeve, pacienti ishte shtruar në spital pas një tentative të mëparshme për vetëvrasje, si pasojë e së cilës kishte pësuar fraktura dhe po merrte trajtim mjekësor. Gjatë qëndrimit në spital, pacienti ka rënë nga kati i tretë i godinës, duke humbur jetën. Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e saj. Në kuadër të hetimeve, po merren në pyetje personeli mjekësor dhe familjarët e pacientit.   Pritet që hetimet të hedhin dritë mbi mënyrën se si ndodhi ngjarja dhe rrethanat e qëndrimit të pacientit në spital.