Pa tifozë në “Selman Stërmasi”, Tirana fiton bindshëm ndaj Vorës, Besa shtangët në fund nga Lushaj

Pa tifozë në “Selman Stërmasi”, Tirana fiton bindshëm ndaj Vorës, Besa shtangët në fund nga Lushaj

Tirana- Vora 4-0 (Kish 14′, Xhixha 36′, Hazrollaj 51′, 80′) Tirana arrin të marrë tri pikët e para sezonale në fushën e saj ndaj Vorës. Në impiantin e boshatisur (Tirana është e dënuar nga Disiplina me dy takime), bardheblutë e vendosën që në fillim fatin e takimit pasi Kish në të 14′ depozitoi në rrjetë një top pas aksionit individual të B. Berishës nga e majta. Skuadra e Klafuriç nuk u ndal duke gjetur edhe të dytin me Redo Xhixhën në të 36′. kapiteni bardheblu u shërbye saktë nga Kish i cili në këtë rast bën asistmenin. Në të dytën skena e gjitha për Hazrollaj. Lojtari ai afruar këtë vere te kryeqytetasit shënoi dy herë në minutat 51′ dhe 80′ duke i ënë kapakun suksesit...