No Image Available

“Pa gurë në xhep…”, Rama publikon takimin me 27-vjeçarin me aftësi të kufizuara

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga takimi me një 27-vjeçar me aftësi të kufizuara, i cili kishte shprehur dëshirën për ta takuar personalisht në ambientet e Kryeministrisë. Në postimin e tij në Facebook, Rama ka ndarë mesazhin që i riu i kishte dërguar, ku ai shpjegonte se dëshironte të takonte kryeministrin e vendit të tij, pa pasur ndonjë kërkesë apo interes të veçantë. I riu, i cili përdor karrocë me rrota, e kishte cilësuar një takim të tillë si një moment me rëndësi personale, që do ta kujtonte gjatë gjithë jetës. Në mesazhin drejtuar Ramës, 27-vjeçari kishte kërkuar mundësinë për ta përshëndetur nga afër dhe për të bërë një fotografi së bashku, si kujtim nga takimi. Ai kishte theksuar gjithashtu se...