Pa fitues dy ndeshjet e para në Champions/ Fenerbahçe ‘frenon’ Romën, PSV dhe Shakhtar ndajnë pikët

Pa fitues dy ndeshjet e para në Champions/ Fenerbahçe ‘frenon’ Romën, PSV dhe Shakhtar ndajnë pikët

Ndeshjet e para të mbrëmjes në fazën e ligës së Champions League nuk prodhuan fitues. Fenerbahçe arriti të marrë një pikë të vlefshme në shtëpi ndaj Romës, ndërsa PSV Eindhoven dhe Shakhtar Donetsk u ndanë gjithashtu në barazim. Në Stamboll, Fenerbahçe dhe Roma barazuan 1-1 në një sfidë me ritëm dhe raste në të dyja portat. Italianët kaluan të parët në avantazh me Bryan Cristante, i cili shënoi në pjesën e parë, por skuadra turke reagoi menjëherë pas pushimit. Goli i barazimit për Fenerbahçen u shënua nga Archie Brown në minutën e 48-të, duke rikthyer ekuilibrin në “Şükrü Saracoğlu”. Pavarësisht përpjekjeve në fund të ndeshjes, asnjëra skuadër nuk arriti të gjente golin e fitores. Edhe sfida tjetër e mbrëmjes mes PSV Eindhoven dhe Shakhtar Donetsk...