Pa asnjë mjet mbrojtës, po punonte në terren pas stuhisë! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës, po punonte në terren pas stuhisë! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Klajd Zekthi BELSH-Një tjetër rast ku një elektriçist humb jetë gjatë punës është regjistruar në vendin tonë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, 32 vjeç ka humbur jetën teksa ndodhej në terren pas stuhisë që përfshiu zonën.  Raportohet se pas motit të keq dhe dëmtimeve të shkaktuara në rrjetin elektrik, ekipet e OSHEE-së kanë dalë në terren për të ndërhyrë dhe rikthyer furnizimin me energji elektrike. Gjatë ndërhyrjes teknike 32-vjeçari dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, si pasojë e goditjes, ka humbur jetën. Rasti ngre pikëpyetje mbi mungesën e pajisjeve dhe mjeteve të nevojshme të sigurisë në punë, të cilat duhet të garantojnë mbrojtjen e elektricistëve gjatë ndërhyrjeve në rrjet. Kur ekipet punojnë nën presionin e...