OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së
Organizatat e dala nga lufta kanë paralajmëruar aktivitet për të enjten në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nënkryetari i OVL-UÇK-së Gazmend Syla, ka thënë se ky aktivitet do të mbahet në orën 12 para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë. “Kemi kërkuar edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që të enjten në të njëjtën orë, kryetarët e komunave me administratën të dalin para objekteve të tyre, në shenjë solidariteti”, ka thënë ai. Lidhur me kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend, ai ka thënë se janë shumë të pakënaqur me atë që ka ndodhur. “Cilido ligj që vjen pas tij do të jetë më i dobët se ai që ka qenë. Presim nga Kuvendi të shohim se si do...
Burimi:
javanews.al