“Our Friends in the North” rikthehet në skenë, një histori që ende flet për të tashmen
Një histori e lindur në televizionin britanik të viteve ’90 rikthehet në skenë, me të njëjtat pyetje për pabarazinë, varfërinë, korrupsionin dhe jetën e komuniteteve që e bënë “Our Friends in the North” një prej dramave të njohura të asaj kohe. Peter Flannery, shkrimtari i serialit të BBC-së, ka përshtatur dy episode nga seria origjinale në një shfaqje teatrale që do të ngjitet në skenën e Theatre Royal në Newcastle më 15 tetor. “Our Friends in the North – The Thatcher Years” do të rikthejë historinë në periudhën nga ardhja e Margaret Thatcher në postin e kryeministres në vitin 1979 deri te greva e minatorëve më 1984. Në qendër janë sërish katër miqtë Nicky, Mary, Geordie dhe Tosker, përmes historive të të cilëve drama shpalos...
Burimi:
kultplus.com