No Image Available

“Ose e sjell PET Scan ose jap DORËHEQJEN”/ Premtimi i fortë i Klodiana Spahiut

Në Kuvend po zhvillohet interpelanca me ministren e re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Seanca është shoqëruar me ndërprerje dhe debate mes ministres dhe deputetëve të opozitës. Gjatë fjalës së saj, Spahiu tha se që prej marrjes së detyrës ka punuar me intensitet të lartë dhe deklaroi se do të mbështesë punonjësit që, sipas saj, angazhohen në punë dhe përballojnë ngarkesën e sistemit shëndetësor. Ministrja u ndal veçanërisht te trajtimi i pacientëve me sëmundje onkologjike dhe tha se prioritet do të jetë diagnostikimi i hershëm dhe rritja e kapaciteteve të sistemit. Spahiu bëri gjithashtu një premtim publik lidhur me pajisjen PET Scan, e cila përdoret në diagnostikimin dhe monitorimin e disa llojeve të kancerit. Ajo deklaroi se...