OSBE ngre alarmin për dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave në Shqipëri

OSBE ngre alarmin për dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave në Shqipëri

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, ambasadori Jan Braathu, ka reaguar për raportimet mbi dhunën ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë protestave në Shqipëri, si dhe për pengesat që ata kanë hasur gjatë raportimit të ngjarjeve. Braathu e cilëson shqetësuese situatën dhe thekson se gazetarët duhet të jenë të lirë të informojnë publikun, pa u përballur me sulme apo ndërhyrje të pajustifikuara. Sipas tij, siguria e tyre është thelbësore për garantimin e lirisë së medias dhe funksionimin e një shoqërie demokratike, veçanërisht gjatë tubimeve publike. Përfaqësuesi i OSBE-së u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të hetojnë menjëherë dhe në mënyrë efektive të gjitha incidentet e raportuara. Ai kërkon vëmendje të veçantë ndaj pretendimeve për përdorim të tepruar ose joproporcional të forcës nga...