Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur
Të paktën 10 alpinistë nepalezë janë shpallur të zhdukur pasi një ortek goditi një strehë në Himalaje, në një zonë ku ata po përgatiteshin për një ekspeditë malore. Sipas autoriteteve nepaleze, alpinistët, të gjithë udhërrëfyes nepalezë, ndodheshin në një pikë grumbullimi pranë majës së Himalung Himal, në distriktin Manang, kur orteku ra të dielën në mëngjes. Ekipi ishte dërguar përpara mbërritjes së alpinistëve të huaj për të përgatitur strehën, për të menaxhuar itinerarin dhe për të vendosur litarët përgjatë malit. Maja e Himalung Himal arrin një lartësi prej 7,126 metrash dhe ndodhet pranë kufirit të Nepalit me Tibetin. Parashikimet e motit kishin paralajmëruar për reshje të dendura dëbore në zonën e majës gjatë ditëve të fundit. Kushtet e këqija atmosferike kanë penguar operacionet e kërkim-shpëtimit....
Burimi:
javanews.al