Ortaku e kallëzoi se pastroi 1.5 mln €! Deputeti i PD, Luan Baçi merret në hetim nga SPAK
Luan Baçi TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi është zyrtarisht person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Baçi është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK së bashku me avokatin e tij, Sokol Mëngjesi ku qëndroi rreth 40 minuta. SPAK po kryen verifikime për deputetin demokrat për konsumimin e dy veprave penale “pastrim parash” dhe “fshehje e mosdeklarim pasurie”. Deputeti i PD u kallëzua në vitin 2024 në SPAK nga ish-ortaku i tij Aredin Behari, i cili pretendon se Baçi ka pastruar dhe fshehur një shumë prej 1.5 milionë eurosh. Konkretisht gjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi ka hedhur rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private 'Geral AM', para të cilat nuk u dihet burimi dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI. Demokrati është marrë në pyetje dy...
Burimi:
zeri.ai