Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta Konsorciumi ndërkombëtar “Të bashkuar kundër Torturës”, UATC, dhe Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Traumës, ARCT, shprehën të premten përmes një deklarate të përbashkët shqetësimin për akuzat serioze dhe të përsëritura për përdorim të tepruar të forcës dhe privim arbitrar të lirisë nga ana e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve në Shqipëri. “Shprehim shqetësimin lidhur me brutalitetin policor dhe përdorimin e tepruar të forcës për të heshtur protestuesit, si dhe për keqtrajtimin e tyre gjatë transportimit dhe vendosjes në ambientet e paraburgimit,” thuhet në deklaratën ku dokumentohen një sërë incidentesh. Konsorciumi “Të Bashkuar kundër Torturës” është një koalicion global me partnerë në 120 vende të botës kundër akteve të torturës, i financuar nga...
Burimi:
sot.com.al