Ora 5 e mengjesit, trokitje ne dere dhe…plumba/ Karamuço zbulon dinamikën

Ora 5 e mengjesit, trokitje ne dere dhe…plumba/ Karamuço zbulon dinamikën

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e të riut Ylber Luli në Shkodër, ku mbeti i plagosur edhe babai i tij. Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka dhënë një version të dinamikës së ngjarjes, duke theksuar se edhe autori dyshohet se ka mbetur i plagosur gjatë përplasjes. Sipas Karamuços, gjithçka mund të ketë nisur pas një konflikti në një lokal. Fillimisht, debati mes personave të përfshirë ka kaluar në përplasje fizike, ndërsa më pas njëri prej tyre është larguar drejt banesës. Eksperti tregon se personi që më vonë dyshohet se kreu krimin ka qëndruar për rreth tre orë në automjet, në pritje të viktimës. Pasi shoku i tij është larguar dhe pritja ka zgjatur, rreth orës 5 të mëngjesit ai dyshohet se ka...