ORA 09:30, MOMENTI I TE VERTETES PER ERION VELIAJN

ORA 09:30, MOMENTI I TE VERTETES PER ERION VELIAJN

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot çështjen që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas njoftimit zyrtar, shqyrtimi do të zhvillohet në dhomë këshillimi, në orën 09:30. Çështja është rikthyer për shqyrtim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka kërkuar që të argumentohet nevoja e masës së arrestit në burg dhe arsyeja se përse nuk mund të aplikohet një masë më e lehtë. Gjykata e Lartë pritet të vlerësojë kështu proporcionalitetin e masës së sigurisë, duke marrë në konsideratë edhe argumentet e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, mbrojtja ndërkombëtare e Veliajt po përgatit një aplikim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Avokati britanik Ben Brandon ka deklaruar se mbrojtja e Veliajt pretendon se prej më shumë...