OPOZITARI ARLIND QORI: TE RINJTE JANE TE VENDOSUR PER NDRYSHIM, MASAT E RAMES NUK DO TI NDALIN

OPOZITARI ARLIND QORI: TE RINJTE JANE TE VENDOSUR PER NDRYSHIM, MASAT E RAMES NUK DO TI NDALIN

Arlind Qori, kryetar “Lëvizja Bashkë” u shpreh se Rama ka vendosur t’i përgjigjet protestuesve me mënyra policore dhe jo politike, duke refuzuar të japë dorëheqjen. Qori gjithashtu renditi rastet e dhunës policore ndaj protestuesve. “E kam nisur me një shprehje të Kennedy, ish presidenti i SHBA, që thoshte kush bën të pamundur revolucionin paqësor, bën të pashmangshëm revolucionin e dhunshëm. Kjo vlen edhe për Shqipërinë. Për katër muaj, dhjetëra mijëra shqiptarë kanë protestuar paqësisht. Kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës. Ai nuk ka dëgjuar asnjë nga kërkesat, as për dorëheqje, por as ato specifike. Para disa javësh kur shkoi në SHBA, tha se projekti i Jared Kushner do të vijojë, sikur nuk ka ndodhur asgjë.  Po ashtu ligji 21/2024, për zonat e mbrojtura, ka thënë që...