Opozita e bojkotoi, deputetët e PS zhvillojnë mbledhje online dhe votojnë nga shtëpia e makina

Opozita e bojkotoi, deputetët e PS zhvillojnë mbledhje online dhe votojnë nga shtëpia e makina

pamje nga mbledhja online TIRANË- Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik është mbledhur sot, por në një formë të pazakontë. Mbledhja është zhvilluar online, pasi deputetët e Partisë Socialiste nuk ishin të pranishëm në sallë, ndërsa opozita e bojkotoi. Mes deputetëve që morën pjesë online ishin Iris Luarasi, Ardit Bido, Piro Dhimo, Ramion Kurti, Kiduina Zaka, Etleva Budini dhe Alma Selami.  Deputetja Luarasi e zhvilloi diskutimin nga shtëpia. Fillimisht, ajo u ndal tek protestat në Tiranë dhe sjella e të miturve dhe pjesëmarrësve në protestë. Gjithashtu, ajo foli dhe për sjelljen e punonjësve të policisë, duke theksuar se nuk kanë të drejtë të tejkalojnë ligjin. “Prania dhe përdorimi i të miturve në protestat e dhunshme. E drejta e protestës është e...