Opozita drejt bashkimit, publikohet programi dhe përbërja e Forumit të Dialogut Politik
Forumi i Dialogut Politik ka publikuar dokumentin “Një vizion politik dhe institucional për një Shqipëri normale”, i cili përmban propozime për një program të përbashkët opozitar dhe ndryshime në ekonomi, drejtësi, institucione, siguri dhe zhvillimin territorial. Në dokumentin 13 faqesh, i cili mban datën e sotme, theksohen dy parime kryesore: Çlirimi i shtetit nga partia dhe çlirimi i ekonomisë nga politika. Programi propozon masa për uljen e kostos së jetesës, uljen e taksave, luftën kundër monopoleve, forcimin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe rritjen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Në aspektin institucional, Forumi propozon një kod të ri zgjedhor me sistem proporcional kombëtar, koalicione parazgjedhore dhe një Kuvend me 140 deputetë. Për zgjedhjet vendore kërkohet balotazh dhe kandidatë të përbashkët opozitarë për bashkitë. Dokumenti...
Burimi:
kohajone.com