OPINION – Koha për një parti të studentëve, për të realizuar që nuk e arritën studentët e 1990- ës…
Në ditët e para të dhjetorit 1990, në Shqipërinë që po përgatitej të dilte nga diktatura komuniste 45- vjeçare, pritej krijimi i të parës forcë politike, rrjedhojë e Lëvizjes Studentore. Natyrshëm, mendohej se kjo parti, do të kishte në krye pikërisht një student. Edhe pse me diferencë moshe me të tjerët, kryetar i Komisionit Nismëtar të forcës së parë politike në vend pas 45 viteve monizëm, ishte Azem Hajdari. Vetëm kaq!Brenda pak muajve, në krye të kësaj force politike, në pozicionet më të rëndësishme shtetformuese pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike me 22 mars 1992, zyrtarisht produkt i Lëvizjes Studentore, nuk erdhi asnjë student, as vetë Hajdari që kishte një moshë më të madhe se studentët e tjerë: President Sali Berisha, kryeministër Aleksandër Meksi,...
Burimi:
sarandanews.com