OPINION – Aeroporti i Vlorës, është thjeshtë mosmarrëveshje pronarësh apo edhe çeshtje konkurrence…?
Shqipëria duhej të kishte tani 3 aeroporte ndërkombëtare, edhe pse në dukje të parë, shumë për një vend me sipërfaqe vetëm 28 mijë kilometra katrorë. Pas TIA- Tirana International Airport që daton nga 1957, duhet të ishin funksional edhe KIA- Kukësi International Airport Zayed dhe VIA- Vlora International Airport. Në fakt, TIA, vazhdon të ruajë paradoksalisht ekskluzivitetin e këtij transporti në vendin tonë.Në korrik të këtij viti, KIA do të duhej të festonte 5- vjetorin, bazuar në fluturimin e parë me 9 korrik 2021ku një avion i kompanisë Helvetic Airlines u ul në pistë duke sjellë pasagjerë nga Zyrihu. Pasi vijuan në mënyrë sporadike për disa kohë, nga 14 korriku 2024, nuk ka më asnjë fluturim komercial nga dhe për Kukësin. Madje, për shkak të...
Burimi:
sarandanews.com